Barça i vendos dy kushte Neymarit për rikthim në Camp Nou

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Ylli i PSG-së, Neymar duhet të sakrifikojë një pasuri nëse do të kthehet në Barcelonë.

Barca – duke përfshirë Leo Messin – janë të prirur që të risjellin kapitenin e Brazilit në Camp Nou.

Megjithatë, shefi kryesor i Okdiario Eduardo Inda, duke folur në El Chiringuito, thotë se Barca i ka vendosur dy kushte lojtarit që u largua dy vite më parë nga katalunasit.

“Klubi i ka vendosur dy kushte për Neymarin për t’u kthyer. Nga njëra anë ajo kërkon 50 për qind të të drejtave të imazhit dhe nga ana tjetër duhet të tërheqë kërkesën për mos pagimin e premiumit të rinovimit”, njofton mediumi

Kërkesa e dytë përfshin heqja dorë nga bonusi prej 30 milionë eurove që sulmuesi e kishte kërkuar në momentin që u transferua te parisienët.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja mes palëve, megjithëse trajneri i blauganave, Ernesto Valverde ka mohuar kategorikisht nisjen e bisedimeve mes palëve.

Ndryshe, 26-vjeçari më parë është paraqitur për Barcën në 123 ndeshje dhe ka shënuar 68 gola.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme