“Barca ka ofruar shkëmbimin Coutinho – Neymar”

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Barcelona duket se është e vendosur që të krijojë ‘fantastic four’ për edicionin e ardhshëm.

Pas transferimit të Antoine Griezmann për 120 milionë euro, Barca po kërkon edhe shërbimet e Neymar JR.

Neymar është në qendër të vëmendjes tash e disa javë, me emrin e tij që lidhet me një rikthim në ‘Camp Nou’, pasi ai raportohet të mos jetë i lumtur në Paris.

Së fundmi, mediet franceze [Le10Sport], raportojnë se Barcelona ka ofruar Philippe Coutinhon tek PSG, për një shkëmbim kokë më kokë, transmeton lajmi.net.

Kampionët e La Liga nuk kanë para për të shpenzuar për yllin brazilian, pasi kanë paguar klauzolën e Griezmann.

PSG nuk i është përgjigjur ofertës, por ka mundësi që skuadra katalane të shtojë edhe Samuel Umtitin në ofertë. 

Të ngjashme