Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk e ka në plan të kthejë sulmuesin brazilian Neymar në “Camp Nou” dhe po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë transferimi tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Neymar vitin e shkuar iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro.
“Neymar është larguar dhe nuk pritet të kthehet te Barcelona, pasi nuk kemi një plan të tillë. Po ashtu, në janar nuk do të bëjmë asnjë përforcim”, ka thënë Bartomeu të hënën në një intervistë dhënë radios “El Mati de Catalunya”.
Ai i ka dhënë mbështetje dhe trajnerit Ernesto Valverde, për të cilin ka thënë se do të udhëheqë ekipin edhe stinorin e ardhshëm.