Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 87 pikë, aq sa ka Real Madridi në vendin e dytë. Por, Reali ka një ndeshje më pak dhe pas fitores së sotme me Sevillan, duket që nuk ka kush ia rrezikon titullin.
Barcelona ka fituar në udhëtim te Las Palmas me rezultat 1-4.
Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë për katalunasit.
Goli i parë në takim erdhi nga Neymar në minutën e 25-të pas asistimit nga Luis Sauarez.
Ndërsa Suarez shënoi pas dy minutash pasi u asistua nga Neymar dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.
Goli i nderit për vendasit erdhi në minutën e 63-të nga Pedro Bigas, kurse Neymar shënoi edhe dy herë për të kompletuar het-trikun (67’, 71’).
Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 87 pikë, aq sa Real Madridi në vendin e dytë, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Eibarit.