Burri i mërzitur ulur në kafene me një birrë përpara. Vjen një mik i tij, e sheh ulet në tavolinë dhe merr birrën e tij dhe e pi. Burri i mërzitur ia plas vajit, ndërsa shoku e pyet: Çfarë ndodhi, pse po qanë për një birrë a?
– “Eh more mik sot e kam pasur një ditë shumë të keqe, asgjë s’po më ecën mbarë.
– Pse çfarë ka ndodhur, tregomë?
– Dje shkova në shtëpi, kur qe e pashë gruan në shtrat me një tjetër. Në drekë më lajmëruan se më kanë larguar nga puna. Gruaja iku me atë burrin tjetër, i kishte marrë edhe të gjitha paratë në bankë dhe mbeta pa asnjë cent.
Provova ta mbysë veten. E mora litarin për tu varur, mu këput. E mora revolen për ta vrarë veten, nuk shkrepi. U shtriva në hekurudhë, treni nuk erdhi ishte bllokuar diku në borë. Me paratë e fundit që kisha në xhep e bleva një helm dhe e derdha në birrë, dhe ja ti erdhe e ma pive birrën.