Barcaleta: Komandanti dhe polici

Komandanti i Stacionit Policor i urdhëroi policët e stacionit që të rreshtoheshin sipas shkollës që kishin të kryer.

U formuan rreshtat: me 4 vjet shkollë; me shkollë fillore, me shkollë të mesme, me shkollë të lartë, me fakultet…

Mirëpo një polic i gjorë sillej vërdallë nga rreshti në rresht.

Dikur komandanti i zemëruar me sjelljen e tij e pyeti: “Si është puna me ty, pse nuk po zë vend askund”?

“Po unë nuk kam shkollë fare”, u përgjigj i gjori polic.

“Atëherë eja këtu te unë”, i bërtiti komandanti.

Të ngjashme