Barcaleta: Prifti dhe gratë e qytetit

Në një qytet, priftit të kishës shpesh i shkonin gratë me u rrëfy që e kanë tradhtu burrin me dikë tjetër.

Prifti i kishte mësuar gratë që të mos thoshin “e kam tradhëtu burrin”, por “jam rrëzu”.

Pas një kohe, ky prift vdes dhe vjen një prift nga një qytet tjetër.

Edhe atij po i vinin gratë me u rrëfy. Pasi po dëgjonte shumë ankesa nga gratë se janë “rrëzuar”, ky vendos të shkojë te kryetari i Komunës.

“Duhet me i ndreq rrugët se shumë po rrëzohen”.

Kryetari, duke e ditur meselen, ia kris një të qeshure…

“Qesh ti qesh, veç edhe gruaja jote u rrëzu nja dy-tri herë”.

Të ngjashme