Barcelona aktivizon “fshesën”, largon 10 futbollistë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

“AS” shkruan se Barcelona do të nxjerrë në shitje plot 10 futbollistë.

Barcelona do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se klubi katalan do të nxjerrë në shitje plot 10 futbollistë.

Në mesin e tyre janë disa prej emrave që së fundmi i janë bashkuar gjigantit nga Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Kevin Prince Boateng, Jeison Murillo, Thomas Vermaelen, Jasper Cillesen, Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Malcom, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Denis Suarez janë emrat që sipas “AS” do të largohen nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni. 

Të ngjashme