Barcelona shet Neymarin, blen dy superyje

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 13:35 | Nga

Në skuadrën e Barcelonës mund të ndodhin gjëra të papritura gjatë kësaj vere.

Tabloidi britanik, Daily Mail, shkruan se Paris Saint-Germain është i vendoqur që ta transferoj Neymarin nga Barcelona.

Klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguaj klauzolën e brazilianit e cila ka vlerën e 222 milionë eurove.

Kurse, lojtarit është e gatshme t’i ofroj një kontratë pesëvjeçare me një pagë marramendëse – 596 mijë funte në javë (673 mijë euro në javë) ose rreth 33 milionë euro në sezon.

Kurse, sipas Daily Mail, me parat e shitjes së Neymarit, Barcelona do të tentoj blerjen e Kylian Mbappes (Monaco) dhe Marco Verratti (PSG)

Mbetet të shihet nëse gjatë këtyre ditëve se a do ta realizoj Paris Saint-Germain transferimin më të madhe të viteve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme