Barcelona dërgon 16 futbollistë në Kupën e Botës

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do të dërgojë një rekord të klubit prej 16 lojtarësh në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke kaluar kështu numrin e mëparshëm prej 14 në Kupën e Botës 2018 të zhvilluar në Rusi.

Blaugranët tashmë kanë hyrë në pushim dhe do të rikthehen në aksion më 31 dhjetor, në ndeshjen kundër Espanyolit – transmeton Gazeta Express.

Spanja është kombëtarja që ka ftuar më së shumti futbollistë nga Barcelona për Kupën e Botës – gjithsej 7.

Vetëm pesë futbollistë të skuadrës së parë nuk janë ftuar; Marcos Alonso, Inaki Pena, Hector Bellerin, Franck Kessie dhe Sergi Roberto.

Lista e plotë e futbollistëve të Barcelonës që do të marrin pjesë në Katar:

Spanjë – Eric Garcia, Jordi Alba, Pedri, Gavi, Sergio Busquets, Ansu Fati, Ferran Torres.

Francë – Jules Kounde, Ousmane Dembele.

Holandë – Frenkie de Jong, Memphis Depay.

Danimarkë – Andreas Christensen

Brazil – Raphinha

Uruguai – Ronald Araujo

Gjermani – Marc-Andre Ter Stegen

Poloni – Robert Lewandowski.

Të ngjashme