Barcelona e konfirmon lëndimin e Piques

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Gerard Pique u largua si i dëmtuar në ndeshjen e djeshme në barazimin e Barcelonës kundër Alavés në Camp Nou. 

Pas kryerjes së testeve mjekësore, tashmë klubi katalonas ka konfirmuar lajmin e keq.

Kështu raportohet nga klubi i Barcelonës, përmes një komunikate për media.

“Testet e kryera mëngjesin e sotëm kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Gerard Pique ka npësuar një lëndim në këmbën e djathtë”, thuhej në komunikatë.

Pique, pra, me siguri do të humbasë ndeshjen ndaj Dinamo Kiev dhe me shumë gjasa nuk do të mund të rikthehet deri në përfundimin e pushimit ndërkombëtar

Të ngjashme