Barcelona ia mësyn Onanas

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është futur në garë për portierin e Ajaxit, Andre Onana, të cilin synon ta marrë falas.

Onana do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme, kur edhe i skadon marrëveshja e tanishme me Ajaxin.

Barcelona është duke e vëzhguar nga afër situatën e portierit të Kamerunit, i cili kishte qenë pjesë e Akademisë së famshme të Barçës, La Massia.

Por katalonasit do të përballet me konkurrencë të fortë nga Interit, kampioni i Italisë për të cilin thuhet se është në bisedime të avancuara me portierin 25-vjeçar.

Onana është duke e vuajtur një pezullim nëntëmujor nga futbolli, i cili do t’i përfundojë më 3 nëntor, pasi kishte dalë pozitiv në testin për doping kohë më parë.

Të ngjashme