Ekipi spanjoll, Barcelona nuk ka hequr dorë nga tentativa për të siguruar nënshkrimin e yllit të Manchester United, Paul Pogba.
Marrëdhëniet mes Pogba-s dhe Mourinho-s nuk janë shumë të mira dhe 25-vjeçari dëshiron largimin nga Old Trafford edhe pse ka kontratë me Djajtë e Kuq deri më 2021 raporton goal.com, përcjellë Klan Kosova.
Raportohet se Manchester United pati refuzuar një ofertë nga Barcelona e cila ishte e gatshme të paguante 50 milionë euro duke bashkangjitur shërbimet e Yerry Mina dhe Andre Gomes, por me gjithë këtë Blaugranët besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e fituesit të kupës së botës deri në fund të afatit kalimtar.