Barcelona interesohet për Wernerin

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi gjerman Timo Werner mund të largohet nga Chelsea këtë verë për të vazhduar karrierën në La Liga.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin gjerman, i cili nuk ka arritur të adaptohet te Chelsea në sezonin e tij të parë në Angli.

Madje, thuhet se Barça është e gatshme të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e Wernerit që është i gatshëm të largohet nga ekipi londinez. Werner në verën e shkuar iu bashkua Chelseat nga Leipzigu për 64 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Sulmuesi 25-vjeçar këtë edicion ka dhjetë gola e po aq asistime në 39 ndeshje për skuadrën e Chelseat në të gjitha gara.

Të ngjashme