Gjyqtari kosovar që referon nën petkun e Federatës zvicerane të futbollit, Bekim Zogaj, duhet të ndihet me fat.
Ai është deleguar për ta gjykuar sfidën e UEFA Youth League ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt që zhvillohet të mërkurën e 19 tetorit në Barcelonë nga ora 16.
Zogaj do të jetë në rolin e asistentit bashkë me Johannes Vogel, kurse kryesor do të jetë i mirënjohuri në Zvicër, Sandro Scharer.
Po të njëjtën ditë, nga ora 20:45 luhet dueli i madh i seniorëve ndërmjet këtyre dy ekipeve.
Zogaj tashmë i dëshmuar jo vetëm në Zvicër, por edhe në arenën ndërkombëtare, ka gjykuar edhe shumë ndeshje tjera, duke bërë që të krijojë eksperienca të ndryshme.