Barcelona në telashe, lëndohet De Jong

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori holandez, Frenkie de Jong, e ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Gjiganti katalonas nuk ka treguar se sa gjatë do të mungojë ai, edhe pse varësisht nga vlerësimi i lëndimit të tij dhe kalendari i ngjeshur i skuadrës, ai mund të mungojë në disa ndeshje radhazi, transmeton Gazeta Express.


Vdes bashkë me shokun e ngushtë talenti 17-vjeçar i klubit spanjoll
De Jong mungoi kundër Sevillës të premten për shkak të mbingarkesës muskulore në pulpën e këmbës së djathtë.

Deri tani, ai ka munguar vetëm në tri ndeshje në ligë që prej transferimit në Camp Nou në verë.

Ndeshja e radhës e Barcelonës në La Liga është të martën kundër Athletic Bilbaos.

Përveç De Jong, me lëndime përballen edhe Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele.

Të ngjashme