Skuadra e Barcelonës ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit të Manchester Unitedit, Juan Mata raporton “The Sun”.
Bëhet e ditur se Mata do të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata. Spanjolli ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchesterin për një vit dhe tashmë është në bisedime me Barcelonën.
Te Barça, janë të gatshëm t’i ofrojnë Matas kontratë dyvjeçare, të cilin do ta transferojnë falas në fund të edicionit.
Mata 30-vjeçar, këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tri herë në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Manchesterit prej janarit të vitit 2014 kurse karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Valencia.