Barcelona nuk humbet kohë, trajneri Flik nënshkruan kontratë të re deri më 2027

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Hansi Flik bëri mrekulli te Barcelona që në sezonin e tij të parë. Ai arriti të fitojë tre trofe, Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Ligan.flik.

Ndërkohë që shkoi deri në gjysmëfinalen e Championsit.

Dëshira, entuziazmi dhe mentaliteti fitues që ky trajner ka implikuar te skuadra është fantastike. Gjermani ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët të cilët arritën të bëjnë një sezon te mrekullueshëm.

Presidenti Joan Laporta nuk dëshiron të humbasë një trajner si Flik dhe menjëherë i ka ofruar rinovimin e kontratës. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se gjermani ka nënshkruar deri në qershorin e 2027-ës.

Deklarata zyrtare e klubit pritet të bëhet të mërkurën.

Të ngjashme