Matthijs De Ligt mund të largohet më herët se që e kishte menduar nga Juventusi.
Mbrojtësi holandez iu bashkua kampionëve në fuqi të Italisë në verën e vitit 2019 për një shumë prej 75 milionë euro.
Por aventura e tij në Itali nuk ka qenë më e mira deri më tani, pasi De Ligt ka hasur në vështirësi të përshtatet me futbollin italian.
Mundo Deportivo ka raportuar se qendërmbrojtësi holandez vazhdon t’i interesojë Barcelonës.
Barcelona pritet që të dalë me një ofertë prej 80 milionë euro në verë për transferimin e holandezit në Camp Nou, transmeton telegrafi.
Katalunasit synojnë që përsëri t’i bashkojnë dy shokët De Jong e De Ligt në një skuadër.