Barcelona ka vendosur të heqë dorë nga Neymari, vetëm për ta transferuar Verrattin në “Camp Nou”.
Sipas asaj që raporton “Yahho”, Neymar mund të largohet gjatë verës nga Barcelona.
“Yahoo” raporton se katalanasit e duan me çdo kusht mesfushorin Paris Saint-Germain, Marco Verratti, për të cilin kanë ofruar edhe Neymarin.
Raportohet se PSG-ja ende nuk i është përgjigjur propozimit të Barcelonën, por tash e një kohë të gjatë kanë qenë në kontakte me agjentin e brazilianit.
Neymar ka kohë që kërkohet nga PSG-ja dhe francezët mund të heqin dorë nga mesfushori italian, vetëm për ta transferuar brazilianin.
Kjo do të jetë një verë e nxehtë për dy ekipet, që janë në kërkim të lojtarëve cilësorë për t’i forcuar skuadrat e tyre për sezonin e ardhshëm.