Barcelona paditet në Federatë për shkak të brohoritjeve raciste nga tifozët

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Spanjës ka bërë të ditur se ndaj dy klubeve spanjolle, Barcelonës dhe Huescës, janë ngritur padi për shkak të brohoritjeve racistë në stadium ndaj rivalëve gjatë ndeshjeve të dy javëve më parë.

Pretendohet se tifozët e Barcelona kishin brohoritur: “Tifozët e Madridit, bij bushtrash”, gjatë ndeshjes kundër Sevillës të para dy javëve në Camp Nou. Kjo ndeshje kishte pasur brohoritje ofenduese ndaj Real Madridit pasi që javën e ardhshme ishte El Clasico, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, ndaj Huescas është ngritur padi pasi që besohet se tifozët e klubit kishte bërë bërë brohoritje ofenduese në ndeshjen në shtëpi ndaj Espanyolit, kur një grup prej rreth 250 tifozëve kishin brohoritur: “Borja Iglesias është i biri i bushtrës” dhe “Borja, vdis. Borja, vdis”.

Nëse dëshmohet se këto dy akuza janë të bazuara, atëherë që të dy klubet spanjolle i pret dënimi. Dënimi mund të jetë një gjobë, apo mund të jetë edhe zhvillimi i ndeshjeve në stadiume pa tifozë, megjithatë ky dënim do të ishte më i ashpri i mundshëm.

Barcelona e kishte zhvilluar një ndeshje sezonin e kaluar pa tifozë, menjëherë pasi Katalonia kishte shpallur pavarësinë nga Spanja. Tifozët nuk ishin lejuar brenda fushës pasi që autoritetet e La Ligës frikësoheshin se situata mund të eskalonte.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme