Barcelona është njëra nga klubet e mëdha më aktive këtë afat kalimtar veror.
Gjiganti spanjoll deri tanimë ka zyrtarizuar ardhjen e dy futbollistëve nga kampionët e Anglisë, Manchester City.
Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero dhe mbrojtësi spanjoll Eric Garcia kanë nënshkruar dhe janë prezantuar tanimë nga klubi.
E javën e ardhshme pritet që katalunasit t’i zyrtarizojnë edhe dy përforcime të tjera.
Bëhet fjalë për dy futbollistët holandez Memphis Depay dhe Georgini Wijnaldum.
Që të dy lojtarët kanë arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do t’iu bashkohen skuadrës nga La Liga si lojtarë të lirë.
Depay largohet nga Lyon si futbollist i lirë, derisa i lirë është larguar nga Liverpooli edhe Wijnaldum.