Barcelona e ka shfrytëzuar faqen zyrtare në Twitter për të provokuar Juventusitn para ndeshjes së kthimin çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë çerekfinale e zhvilluar në Torino përfundoi me fitoren e pastër të Juventusit ndaj Barcelonës me rezultat 3-0.
Ky rezultat i thellë ka krijuar konfuzion të tifozët dhe sportdashësit, duke menduar se edhe një rikthim si ai i Paris Saint-Germain është i pamundur.
Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe katalunasit, të cilët me anë të një postimi të tyre në Twitter kanë vënë në pah rezultatet e thella të arritura në Camp Nou gjatë këtij sezoni, duke theksuar se ka optimizëm për rikthim, përcjell Telegrafi.
“7-0, 4-0, 4-0 e 6-1. Rezultatet në Ligën e Kampionëve të zhvilluara në Camp Nou sjellin optimizëm”, ka shkruar Barça në postimin e tyre.
Ndryshe, ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:45.