Koha e Luis Enriques karakterizohej nga një skuadër e Barcelonës që luftonte, që sulmonte, por duke braktisur pozitat dhe që rrallë kontrollonte lojën. Mirëpo, pasardhësi i tij Ernesto Valverde është kthyer te themeloret.
Që kur ka marrë drejtimin vitin e kaluar, trajneri e ka bërë Barcelonën skuadër më solide prapa, më të vështirë për t’u thyer dhe më elastike, shkruan Koha Ditore.
Real Madridi kishte shkatërruar Barcelonën 5:1 pas dy ndeshjeve në Superkupë të Spanjës në gusht, pasi që skuadra katalonjase ishte goditur nga largimi i Neymarit. Por që nga atëherë Barcelona ka humbur vetëm një herë.
Një Barcelonë me ndërrime të shumta kishte pësuar 1:0 nga Espanyoli në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Spanjës në Cornella, humbja e vetme në ndonjërën nga tri frontet këtë stinor.