Barcelona synon Niguezin

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm që në fund të këtij edicioni ta paguajnë klauzolën e lirimit të mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez, që kushton 120 milionë euro.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se te Barcelona e shohin Niguezin si përforcim të duhur për repartin e mesfushës.

Ai është ndër mesfushorët më të dalluar në La Liga, kurse këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 32 ndeshje në të gjitha garat.

24-vjeçari është produkt i akademisë së Atletico Madridit, kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2014.

Niguez gjithashtu ka edhe dy gola të shënuar në 15 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme