Bartetzko: Blerja e dronëve Bayraktar është humbje e parave të taksapaguesve kosovarë

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia që sipas tij kanë dështuar keq në Ukrainë.

Bartetzko ka deklaruar se dronët Bayraktar nga Ukraina ishin “zhdukur” shkaku i kundërmasave elektronike të Rusisë.

Një gjë të tillë e thoshte edhe një artikull i Business Insider.

Ish-ushtari i UÇK-së shprehet se shpenzimi i parave në këta dronë është “humbje e parave të taksapaguesve” me anë të një postimi në Twitter.

Të ngjashme