Baseli ka edhe pak ditë kohë për të siguruar shërbimet e Zhegrovës për periudhë të gjatë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Më 30 qershor përfundon kontrata e huazimit të Edon Zhegrovës te Baseli.

Por skuadra e madhe zvicerane duhet të vendos shumë më herët nëse dëshiron të mbajë reprezentuesin e Kosovës për kohë më të gjatë. Këtë e kanë bërë të ditur të premten mediat në Belgjikë.

Në shkurt të vitit të kaluar Zhegrova u huazua te Baseli nga skuadra belge, Genk. Sipas “voetbalnieuws.be”, Baseli ka kohë deri më 31 mars për të aktivizuar opsionin për të blerë kartonin e Zhegrovës nga Genku. Nëse ndodhë kjo atëherë Genku do të fitoj 3,5 milionë euro, ka shkruar kjo faqe belge.

Zhegrova (20) fillimisht ka pasur telashe për të gjetur hapësirë te Baseli. Por në muajt e fundit ka luajtur më shumë.

Të ngjashme