Nuk ka folur asnjë fjalë për gazetarët, kryeministri Edi Rama kur është larguar nga takimi me Bashën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike.
Pavërësisht se gazetarët e kanë ndjekur me pyetje, Rama është larguar, i shoqëruar nga sekretari Engjëll Agaçi. Mendohet se më parë, Rama dhe Basha do të informojnë deputetët dhe aleatët për marrëveshjen. Ndërkohë është mësuar që data 25 qershor është vendosur tashmë si dita e zgjedhjeve.