“Qeveria vazhdon historinë e mohimit kur thotë se negociatat janë hapur”.
Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në selinë e PD, duke thënë se Rama është bërë si lideri i Koresë së Veriut, kur komenton hapjen e negociatave.
“Kjo gjendje është e papranueshme, kjo gjendje është vdekja e kombit. Rama thotë se nuk ka ndodhur asgjë, është bërë si diktatori i Koresë së Veriut që thotë se fituam kampionatin botëror”, tha Basha.
Ai thotë se vendi është mbërthyer nga krimi dhe ky është shkaku i vetëm që negociatat nuk u hapën, sipas tij.
“Për shkak të kësaj qeverie imazhi ynë është vendi i krimit dhe i drogës. Nuk hapen negociatat me kryeministër të lidhur me drogën, me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën, me një ekonomi të lidhur me drogën. Ne e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë”, tha Basha./TCH