Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 15 dhjetorin e vitit 2010, kur shqiptarët për herë të parë lëvizën pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian.
“Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro”.
Edhe këtë ditë, Basha e ka shfrytëzuar për t’i bërë thirrje demokratëve të bashkohen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, shkruan TCh.
“Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë”.