Kryetari i PD-së ndodhet në Durrës, për të qenë në kontakt me banorët që kanë nevojë për strehim dhe ushqim, si dhe për të parë nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në 3 pikat më të goditura në Durrës.
Gazetarja jonë Elda Menga ndodhet në Durrës aty ku dhe kreu u PD-së jep një deklaratë për media dhe shpreh mirënjohje ndaj stafit të spitalit për punën e jashtëzakonshme.
Në një deklaratë për media Basha shprehet se: “Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë personelin e spitali, të cilët janë heronj, sepse kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme. Natyrisht edhe për ekipet e ardhura nga jashtë. Zemra jonë është me të gjithë banorët e Durrësit. Me këtë solidaritet me këtë shpirt dhembshurie që ka shoqëruar punën e çdokujt, kemi treguar se në raste të tilla mund të jemi një familje e madhe pranë njëri tjetrit”.
Basha përgëzon punën e medias për raportimet e dhëna në kohë reale.
“Dua të falenderoj mediat për raportimet tuaja, që është kyç për informimin e qytetarëve. Për të luftuar panikun, shokun, tronditjen, vazhdoni raportimin me profesionalizëm”, tha ai./Top Channel/