Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, është mbledhur konferenca e kryetarëve e cila vendosi që sot, në orën 17:00, do të zhvillohet seanca plenare.
Në rendin e ditës së Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.
Ndërkohë mësohet se në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i KLGJ dhe KLP.
Opozita nga ana tjetër ka parashikuar që protesta e radhës të jetë të enjten, e kjo për arsye se pritej që të kishte seancë plenare.