Basha: S’e kam parë kurrë Milaim Bellanicën, nuk kam qenë pjesë e asnjë hetimi për UÇK-në

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur sot akuzave të PS lidhur me rolin e tij si pjesë e strukturave të UNMIK. Në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se akuzat e PS janë çmontuar nga miqtë e Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe ish-deputeti Dashamir Peza.

“E vërteta është ajo që keni shteruar këtu. Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga Dash Peza, apo nga BBC. Këtë fakt unë e kam mësuar prej rrëfimit të tij. Kaseta ishte një trillim, një fabrikim i ulët. Unë nuk ndihem as i dëmtuar dhe as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që paraqiten të njëjtat akuza.


“Që unë jap nip Peje nga gjyshja dhe nip Drenice nga gjyshi ky është një fakt që e kam pranuar 100 herë. Akuzat ndaj meje kanë marrë përgjigje në këtë studio. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Dashamir Peza tregon që kaseta është marrë nga BBC dhe është transmetuar në mbi 180 vende të botës. Kurrë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi kundër UCK, asnjë hetimi. Dy hetime kam bërë unë: kam qenë pjesë e tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Sllobodan Millosheviçit në vitet ’98-’99. Jam krenar për kontributin tim për të çuar para drejtësisë “Kasapin e Ballkanit”. Edhe në Mitrovicë kam hetuar për krimet e serbëve. Këto janë dy hetimet e mia”,- tha Basha.

Ai shtoi se “të gjitha akuzat ndaj meje janë gënjeshtra. Fillimisht kam qenë përkthyes për 6 muaj. Kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam patur akses në asnjë dosje që kishte të bënte me UÇK-në., kjo e faktuar edhe nga ish-kryeprokurori Williamson”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme