Basha sërish thotë se opozita ka mbetur pa tenderë: Të vazhdojnë me padi

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 15:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë sërish se opozita ka mbetur pe tenderë dhe për këtë arsye po do që me çdo kusht ta pengojë punën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pushteti nuk merret me dhunë dhe se duhet të vazhdohet me punët që i presin, duke shtuar se dhuna është nxitur nga opozita.

“Për besë është vështirë me përshkruar, për shkak se ne e dimë që nuk kanë asnjë kauzë prapa. Fatkeqësia është që unë për vete personalisht nuk arrijë ta përshkruaj ndryshe, përveç se kanë mbetur pa kauzë, nuk kanë çfarë të kritikojnë, kanë mbetur pa tender, kanë mbetur pa terminale, kanë mbetur pa zarfe që të ushqejnë disa njerëz që i kanë mbajtur dje. Dhe rrjedhimisht dëshirojnë të kapin pushtetin me zor. Kjo s’bëhet”, tha ai.

“Ato janë hipotetike, ata mund të padisin le të vazhdojnë. Veç me qenë që i respektojnë institucionet, por për neve është e rëndësishme qe ne kemi Kuvendin e Kosovës që i kemi mbi 30 pika që na duhet të procedojmë me punën që e bëjmë. Kurse ata kanë ardhur për të penguar, sepse forma e vetme për të ndalur punën e LVV-së ose hajninë në këtë vend është përmes ndaljes së punës në Kuvend”.

“Qysh me shkoq një copë letër, me u pa provokim dhe sulm ndaj dikujt tjetër a?… zotëri Murati ka hyrë me nda aty… LVV ka përdorur mjete të ndryshme për të ndalur ndarjen e Kosovës, me ndalë që të mos bëhet një Zajednica që këta e kanë nënshkruar dhe para dy ditëve kanë dalë një zgjidhje ku zgjidhja e tyre është me vizatu një Zajednica Vuçiqit. Vuçiqi është në hall atje, këta këtu. Por këta nuk kanë asnjë kauzë. Kur të del me sulmuar duhet me pas një kauzë…. Kanë mbet cullak, kanë mbet pa vota, kanë mbet pa tenderë, pa terminale dhe po dëshirojnë të kapin pushtetin me zor, nuk bëhet”, tha ai.

Të ngjashme