Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.
Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.
Basha shprehu keqardhjen e thellë për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.