Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se është kryeministri Edi Rama ai që e ka destabilizuar vendin këto 4 vite.
“Plani i Edi Ramës është të shkojë në zgjedhje vetëm me koalicionin e sharlatanëve, hajdutëve dhe kriminelëve që qeverisi Shqipërinë në këto 4 vite. Edi Rama flet për destabilizimin e Shqipërisë këto ditë, por e destabilizoi vendin me deputetë, kryepolicë, tatimorë dhe drejtorë kriminelë”, tha Basha, raporton Tch.
Më tej, kreu i PD-së shtoi: “Në vitin 2015 vonoi ligjin e dekriminalizimit për të çuar Rroshin në Kavajë. Kur OSBE-ODIHR tha se me këto zgjedhje ke shkatërruar besimin e shqiptarëve në procesin elektoral, e mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart në zgjedhjet në Kolonjë”.
“Ka shkatërruar ekonominë, ka rrënuar shëndetësinë, ka çuar prapa arsimin, ka varfëruar shqiptarët dhe ka larguar investitorët e huaj”, shtoi Basha.