Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar, Fahri Llugaliu, gjatë fundjavës kanë pranuar një donacion për këtë institucion shëndetësor, i ardhur nga Gjermania
Një grup bashkatdhetarësh nga Gjermania kanë ndihmuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë me pajisje dhe inventar të ndryshëm dhe karroca për persona me nevoja të veçanta, që do t’i dhurohen “Hendikosit”.
Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, kontigjenti me ndihma ka arritur në fundjavë. Komuna ka njoftuar se iniciativa ishte e bashkatdhetarit Muhamet Stublla. Aksionin për grumbullimin e ka ndihmuar edhe bashkatdhetari Hetem Misimi dhe humanisti gjerman Bernhard Serwuschok.
Ndihmat ishin grumbulluar në Republikën Nidezasken të Gjermanisë.
Në shenjë falënderimi për kontributin në donacionin e dhuruar, kryetari i Podujevës, Agim Veliu nderoi me mirënjohje bashkatdhetarët Muhamet Stublla dhe Hetem Misimi si dhe humanistin gjerman Bernhard Serwuschok.