Me fillimin e sezonit dimërorë është rikthyer edhe ndotja e ajrit në Prishtinë.
Dje sipas matësve të ajrit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajri ishte mjaft i ndotur.
Sipas tabelës së niveleve të ndotjes së ajrit, kjo tregon se Prishtina është renditur në kategorinë e ajrit të pashëndetshëm me 192 pmm.
Ndryshe, ndotja e ajrit është shkaktarë i nëntë milionë vdekjeve në gjithë botën për vitin 2015, thuhet në një raport të kohëve të fundit.