Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik.
Kryekuvendari Veseli vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërparlamentar në mes të dy kuvendeve, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit si dhe përafrimin e legjislacionit në procesin integrues euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
Ambasadori Markusz theksoi se përkrahja Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë jo vetëm me përvojën euro-integruese, realizimin e agjendës legjislative, por edhe në lëmin e ekonomisë.
Ai me këtë rast theksoi se Hungaria ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e Kosovës dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen.
Në takim, u diskutua mundësia dhe vullneti që bashkëpunimi ndërparlamentar të zgjerohet edhe në fushën e ekonomisë, me interes të dyanshëm ndërshtetëror.