Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Andoni: Në kontekstin aktual gjeopolitik është lehtësi edhe për BE-në

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë që synon një aleancë në mes të këtyre tre shteteve për të ardhmen.

Sipas tij, në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike, ky memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes shërben edhe lehtësim për Bashkimin Evropian.

Andoni thotë se marrëveshja mes tre shteteve është normale, meqë të tri vendet kanë interesin e përbashkët në raport me problemet përkatëse me Serbinë.

“Ky është bashkëpunim që synon formimin e një lloj aleance të ardhshme midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, e cila duket si një marrëveshje krejtësisht normale, pasi këto vende ndajnë një interes të përbashkët për çështjet e tyre përkatëse me Serbinë. Marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës me Serbinë janë shumë specifike. Marrëveshja duhet parë edhe në dritën e retorikës në vendet tona përsa i përket rritjes së kapaciteteve ushtarake të Serbisë dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake Kroacisë dhe avancimin ushtarak të Shqipërisë. Memorandumi është një përpjekje e koordinuar e tre vendeve tona, me fokus të veçantë në forcimin e industrisë së prodhimit të armëve dhe municioneve”, ka thënë Andoni për Kosovo Online.

Të ngjashme