Bashkëqeverisja LDK-PDK në Prishtinë, Lushaku-Sadriu: Gjithçka është thënë në deklaratën zyrtare të partisë

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu ka thënë se çështjet qendrore janë të ndara nga ato lokale kur është pyetur për koalicionin me PDK-në në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo, ka shtuar se gjithçka që kanë dashur të thonë e kanë thënë në deklaratën zyrtare të LDK-së.

Sipas saj, sot çështjet lokale nuk janë prioritet.

 “Gjithçka që kemi dashur me thënë është thënë në deklaratën zyrtare të LDK-së. Ndryshe, Përparimi është kryetar i Prishtinës edhe i takon atij me dhanë edhe përgjegjësi edhe me marrë vendime në sajë të kompetencave që ai i ka”, tha ajo.

“S’kanë lidhje këto të dyja. Ju lus, çështjet komunale janë të ndara, çështjet qendrore janë çështje qendrore. Ne sot si temë diskutimi do të kemi rrugën tonë përpara dhe bashkimin e së djathtës për nivelin qendror. Dhe koalicionet dhe gjithçka tjetër që është për nivelet lokale, e nuk jemi veç në Prishtinë po edhe në shumë komuna tjera duke qeverisur ose duke bashkëqeverisur me ndonjë parti tjetër, janë çështje lokale për të cilat sot nuk është prioritet”, tha ajo.

Të ngjashme