Shtëpia që u qëllua me gurë mbrëmë në Mitrovicën veriore është shtëpia familjare e ish-bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit, i vrarë ditë më parë, shkruan gazeta serbe “Novosti”.
Kjo gazetë shton se kjo shtëpi i takon familjes së Marina Ivanoviq, në të cilën jetojnë nëna e saj Nadezhda dhe vëllai Branimir Cvetniq. Askush nuk u lëndua në këtë incident
Zëvendëskomandanti i SHPK-së për veriun e Kosovës, Besim Hoti, konfirmoi rastin për televizionin Most, i cili fillimisht njoftoi për incidentin.