Bashkëshortja e Ivanoviq s’merr pjesë në protestën e opozitës serbe në njëvjetorin e vrasjes

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

E veja e politikanit serb tashmë të ndjere Olivier Ivanoviç, Milena Ivanoviç ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në protestën e opozitës serbe, që do të mbahet në Beograd në njëvjetorin e vrasjes së bashkëshortit të saj.

Sipas saj ngjarja tragjike po përdoret për përfitime politike.

“Unë nuk do të jem atje. Kurrë nuk do të shkoja, kushdo që do të organizonte. Kjo nuk është mënyra që të kujtohet Oliveri”, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Milena gjithashtu ka thënë se askush nuk e kishin mbështetur Ivanoviq pas gjatë kohës sa ishte në burg dhe pas daljes nga burgu, kur edhe kishte kërkuar mbështetjen e tyre.

“Ku ishin gjithë këta njerëz kur u burgos për tre vjet e gjysmë? Përse nuk organizuan protesta atëherë . Ku ishin ata vitin qe shkoi” ka thënë bashkëshortja e Ivanopviq.

Ajo shtoi se mënyra më e mirë që të kujtohet Ivanoviq është që të gjithë të ndezin qirinj në kujtim të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme