Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.
Rasti ka ndodhur në Pejë, të hënën në ora 13:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, thuhet në raport.
Viktima pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.