Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhdi, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin festës së Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online.
“Në këtë ditë feste thërras të gjithë njerëzit të jenë më mëshirues dhe solidar”, ka thënë ai, në mesazhin e urimit, me rastin festës së Kurban Bajramit.
“Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidar, më mëshirues e tolerant të ndihmojnë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”, ka thënë Reshat ef. Mexhdi, shkruan EO.
“Duke falënderuar Zotin për të mirat që na i ka dhënë në vendin tonë, ju ftoj që sa më shumë ta kujtojmë Krijuesin dhe të jemi sa më solidar ndaj njëri tjetrit. Në prag të festës së Kurban Bajramit më lejoni që edhe një herë t’ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi, begati, mbarësi, harmoni, dashuri dhe paqe për mbarë njerëzimin”, përfundoi Reshat Mexhiti.