Bashkimi emocional i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS me familjen e tij (Video)

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 13:47 | Nga

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi ishte rrëmbyer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, shkruan BBC.

Emad Mishko Tamo u takua me familjen në aeroport, mbrëmjen e së mërkurës.

Një fushatë për ta dërguar djalin në Kanada nisi pasi një i afërm i nënës së fëmijës, Nofa Mihlo Rafo, publikoi në internet një foto të tij pasi kishte shpëtuar.

Mhlo Rafo arriti në Kanada këtë vit si refugjatë me katër nga 6 fëmijët e saj. Ajo ishte ndarë nga burri i saj dhe dy djemtë më të mëdhenj pasi qyteti i tyre ishte pushtuar nga ISIS në 2014-n.

Familja u rrethua nga ISIS në qytetin e tyre, në Sinjar, në veri të Irakut dhe u mbajt për dy vjet.

Mihlo Rafo arriti t’ia mbathë dhe të shkojë në një kamp refugjatësh me katër prej fëmijëve të saj.

Ajo mësoi në korrik se një nga djemtë që i kishin humbur , Emad, ishte gjallë dhe ishte shpëtuar nga forcat irakene.

Sipas BBC, Emad, duke folur me anë të një përkthyesi, tha për gazetarët: Unë jam i lumtur, i jam mirënjohës çdonjëri që ndihmoi që unë të bashkohen me mamin tim”, transmeton syri.net

Videoja e publikuar në Facebook  tregon momentin e bashkimit, nënën me lot në sy dhe të tejmbushur me emocione dhe Emad duke buzëqeshur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme