Me ndeshjet në Prizren e Suharekë që zhvillohen të mërkurën, do të nisë xhiroja e 13-të në Superligë, ka njoftuar të hënën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Në Prizren, do të përballen Ponte Prizreni dhe Trepça, kurse në Suharekë, Golden Eagle Ylli dhe Lipjani.
Të dy ndeshjet nisin në orën 19:00. Të enjten zhvillohet dueli ndërmjet skuadrës së Bashkimit dhe Boreas në Prizren.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, do të luhet të hënën e ardhshme (17 dhjetor) ndërmjet Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës.
Prishtina është ekipi i vetëm pa humbje këtë edicion dhe i prinë tabelës me 22 pikë të tubuara pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.