Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë dje është njoftuar për rast kanosje në rrugën “Gani Kelmendi” në Pejë.
Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas të dyshuarit të parë deri sa ishte duke punuar në pronën e tije është kanosur nga i dyshuari i dytë, me një mjet të mprehtë (thikë).
“I dyshuari i parë është futur në shtëpi dhe ka marrë një armë( pistoletë) dhe i dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
“Njësitet Policore kanë arrestuar dy të dyshuar, nga i dyshuari i dytë është konfiskuar arma e tipit Ekol 99, ne koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, njofton tutje policia.
Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë.