Bastiset shtëpia e të dyshuarit që blinte me kartela bankare të klonuara

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 10:24 | Nga

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka bastisur shtëpia e një të dyshuari, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka keqpërdorur kartelat bankare.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole – BROVNING ,5 fishekë dhe një karikator – Cal 7.65 mm, 2 shtëpiza kompjuteri, 28 palë syze të tipave të ndryshme , 8 orë dore të ndryshme, 1 iphone 6, 1 tabletë Apple, 4 telefona mobilë të tipave të ndryshëm.

Policia nuk ka përmendur, nëse është arrestuar ndokush në këtë aksion, por ka thënë se po ashtu janë konfiskuar pajisje tjera elektronike (HDD, USB si dhe disa dokumente dhe faktuara të transaksioneve bankare).

Të gjitha këto pajisje dyshohet se janë blerë me kartela të klonuara bankare.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme