Bastisja në shtëpinë e Thaçit, Tahiri shkon në vend të ngjarjes

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të EULEX-it bashkë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke e vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Tani në vend të ngjarjes ka ardhur edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ndërsa, më herët Gjykata Speciale njoftoi se më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Të ngjashme